Krasniqi: Djali i Limajt me ndihmën e komunës ilegalisht shfrytëzon hapësirën publike (Foto)

Alban Krasniqi, Kordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social facebook, ka kritikuar Komunën e Malishevës, që sipas tij po e ndihmon dhe haptazi po i del në mbështetje djalit të kryetarit të Nismës në mënyrë që ai ilegalisht të shfrytëzoj hapësirën publike në Malishevë duke përfituar kështu mijëra euro nga ky aktivitet ilegal. Ai po ashtu postimit i’a ka bashkangjitur edhe disa fotografi dhe kërkesën që e ka dërguar në komunë për ndërprerjen e kësaj veprimtarie ilegale të djalit të Limajt.

Më poshtë keni reagimin e plotë të z. Krasniqi: