Krasniqi: Aderimet e Nismës ‘’nën tavolinë’’ dëmtojnë buxhetin e qytetarëve të Malishevës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë Alban Krasniqi , ka reaguar lidhur me aderimet e fundit të cilat i ka bërë publike Nisma dhe kryetari Ragip Begaj. Krasniqi ka thënë se nga “aderimet e proklamuara të Nismës në Malishevë dëmtohet buxheti i qytetarëve të Malishevës nga i cili paguhen “nën tavolinë” këta që po aderojnë”.
Krasniqi disa herë ka kritikuar mënyrën se si Nisma rekruton individë të ndryshëm brenda saj,që ai i ka quajtur si shantazhe apo blerje të hapura që sipas tij janë kundërshtim të plotë me veprimet demokratike.
Krasniqi kishte reaguar edhe gjatë zgjedhjeve lokale kur kishte publikuar edhe biseda që ai kishte bërë me qytetarë të cilët e arsyetonin shkuarjen në Nisma me siç i quan ai ‘’pazare’’ që ky subjekt u bënte me vende pune dhe përfitime të tjera të kundërligjshme.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të z. Krasniqi:

‘’Nga këto aderimet e proklamuara të Nismës në Malishevë më së shumti dëmtohet buxheti i qytetarëve të Malishevës nga i cili paguhen ”nën tavolinë” këta që po aderojnë.