Krasniqi: 17 vjet heshtje institucionale për Masakrën e Burimit

Albani Foto

Alban Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, të rënët në Masakrën e Burimit të Komunës se Malishevës.

Krasniqi shprehet i pa kënaqur nga institucionet e vendit sepse edhe pas 17 vite nga kjo masakër drejtësia nuk është vënë dhe që përfaqësuesit e shtetit nuk e kanë kërkuar atë. I lartëson të rënët me nderime e respekt, ndërsa shton se ne të gjallëve na takon t’i jetësojmë idealet e tyre dhe që Serbia të vëhet para drejtësisë për të gjitha dëmet që i ka bërë. Ndër të tjera ai shton se nuk do të ketë heshtje as qetësi pa u vënë drejtësia.

Postimin e plotë mund ta lexoni:

Sot, u përkujtuan martirët e rënë në Masakrën e Burimit të Komunës e Malishevës nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.
Edhe pse 17 vjet nga ky veprim gjenocidal i Serbisë, institucionet tona vazhdojnë të heshtin, drejtësia vazhdon të mos vihet kundër atyre që me barbaritë e tyre synuan shfarosjen e popullit shqiptar.
Nderimi dhe respekti u takon të gjithë të rënëve, kurse ne të gjallëve jetësimi i idealeve të tyre dhe barra e vënies para drejtësisë së Serbisë për të gjitha vrasjet, dhunimet, dëmet për të cilat ajo kurrë nuk u gjykua dhe kurrë nuk iu kërkua një gjë e tillë nga përfaqësuesit e shtetit tonë.
Nuk do ketë heshtje dhe qetësi, pa u vënë drejtësia.