Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KQZ shtyn certifikimin e rezultateve të balotazhit – Malisheva Press

KQZ shtyn certifikimin e rezultateve të balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë mbledhjen e paraparë për tu mbajtur të mërkurën, në të cilën ka qenë e planifikuar certifikimi i rezultateve për 19 komunat që kanë shkuar në raundin e dytë për kryetar komune.

Me anë të një njoftimi KQZ ka thënë se mbledhja është shtyrë për ditën e enjte.

“Ju njoftojmë se mbledhja e paraparë për ditën e sotme – është shtyrë për nesër (e enjte, 7 dhjetor). Për orën e saktë të mbajtjes së kësaj mbledhjeje do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Rezultatet e raundit të dytë po kontestohen nga LDK në Prishtinë e PDK në Prizren. Këto dy parti kanë dërguar ankesë në Gjykatën Supreme.