KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të balotazhit të zgjedhjeve lokale. Kështu e ka thënë për Express, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Po, për sot është planifikuar shpallja e rezultateve përfundimtare. Për orën e saktë të konferencës së KQZ-së do t’ju njoftoj sapo të caktohet”, është shprehur ai.

19 komuna iu nënshtruan balotazhit më 19 tetor, derisa zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor.