Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KQZ-ja publikon kushtet për koalicionet parazgjedhore – Malisheva Press

KQZ-ja publikon kushtet për koalicionet parazgjedhore

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës si koalicione, nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas vendimit të KQZ-së për caktimin të afateve të aktiviteteve zgjedhore.

“Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit pas kësaj date nuk mund të garojnë si të vetme, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor”, thuhet në një letër të KQZ-së dërguar subjekteve politike, transmeton Kosovapress.

Sipas kësaj letre partia politike, e cila tërhiqet nga koalicioni pas afatit të lartcekur, nuk mund të garojë si e vetme e as të lidhë koalicionin me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të merr pjesë në këto zgjedhje.

“Gjithashtu të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të koalicionit , duhet të deklarojnë edhe partnerët tjerë të atij koalicioni deri në afatin e përcaktuar më lartë (njoftimi për koalicionin duhet të jetë nga të gjithë partnerët e atij koalicioni)”, thuhet në letër.