Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KQZ-ja, gati për organizimin e zgjedhjeve – Malisheva Press

KQZ-ja, gati për organizimin e zgjedhjeve

zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shprehur gatishmërinë për organizimin e zgjedhjeve, kurdo që ato vendosen të mbahen.

Në një prononcim për “Zërin”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po qe se një gjë e tillë kërkohet, ky komision do të  veprojë gjithmonë sipas ligjit.

“KQZ-ja është institucion i pavarur që për detyrë kryesore ka organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, prandaj nëse një gjë e tillë kërkohet, KQZ-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara me ligj për përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues”, ka deklaruar Elezi.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ditë më parë ka thënë se Partia Demokratike nuk i ka problem zgjedhjet. Mirëpo, pas kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas deputetit të kësaj partie, Adem Salihaj, zgjedhjet në këtë kohë janë opsioni më i pafavorshëm. Dhe, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, PDK-ja do ta bënte këtë për interesa personale.

Për dallim prej LDK-së, partitë opozitare kanë thënë se opsioni më i mirë janë vetë zgjedhjet. /Zëri