KQZ certifikon rezultatet për kryetarët e komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të Komunave në Prishtinë, Prizren, Klinë Rahovec dhe Ferizaj.

Rezultatet e certifikuar u prezantuan gjatë mbledhjes së radhës së kryesisë së KQZ-së..

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017. Lista Përfundimtare e Votuesve brenda Komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.

Ndërsa numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi këta votues gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellur dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.

Më poshtë gjeni kryetarët e këtyre komunave që u certifikuan nga KQZ: