Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kosovës i vie ‘dimri i vërtetë’, nga mesi i javës përkeqësohet moti – Malisheva Press

Kosovës i vie ‘dimri i vërtetë’, nga mesi i javës përkeqësohet moti

Mot kryesisht me diell dhe mjegull në ultësira vazhdon edhe në fillim të javës. Në pjesën e dytë të javës gradualisht pritet përkeqësim i motit me mundësi edhe për të reshura shiu dhe bore.

29-31.01 – Ditëve të fundit të muajit janar do të mbajë mot më i butë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, ku vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

1.02 – Pas mëngjesit me mjegull, gjatë ditës vransirat do të shtohen.

2.02 – Mot kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë me rënie të temperaturave do të përzien edhe me borë.

Edhe këtyre ditëve të para të javës, ku fushat e presionit të lartë mbeten ende të fuqishme, do të vazhdojnë inverzionet termike dhe mungesa e qarkullimit të ajrit. Vlerat ditore të indeksit AQI do të mbeten të larta në vlera të pashëndetshme, por me tendencë të përmirësimit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 2C, e ato maksimale nga 8C deri në 10C. Në ultësira ku mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat do të jenë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme, minimalet mund të zbresin deri në -10C, e maksimalet do të rriten në 0C deri 4C.
Era do të fryejë lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, e nga dita e enjte mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 3-14m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale, por me tendencë të rënies graduale rreth këtyre vlerave.