Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kosovë-Ukrainë do luajnë në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj – Malisheva Press

Kosovë-Ukrainë do luajnë në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj

stadiumi

Mes stadiumit të Krakovias që zë 15 mijë tifozë dhe atij të Wisla Krakowit, që zë 45 mijë, Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU) ka vendosur për të parin.

Në atë stadium Ukraina do të presë Kosovën, në ndeshjen e 9 tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.

Është nënkryetari i FFU-së, Oleg Shkreba që e ka konfimuar lajmin për mediat ukrainase, në orët e mbrëmjës së të hënës.

“Siç raporton Shkreba në një intervistë për ‘Channel Football”, FFU ka vendosur sot për stadiumin e Cracovias që zë 15 mijë tifozë, dhe Ii cili është në pronësi të klubit me të njëjtin emër”, shkruan ‘football.ua’, raporton GazetaOlle.com.

Po ashtu, edhe një herë është bërë e ditur se takimi do të luhet me praninë e tifozëve.

Takimi luhet në Poloni, pasi Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj.