Kosovarëve u duhen 35 dokumente dhe të paktën 112 euro për ta marr një vizë

Deri sa ende po flitet për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës po malltretohen duke plotësuar dokumentet për të marr viza.

Për marrjen e një vize Schengen kosovarëve u duhen rreth 35 dokumente dhe të paktën 112 euro, si dhe humbje e konsiderueshme e kohës, shkruan lajmi.net

Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se më lehtë shkojnë amerikanët në planetin Mars sesa që kosovarët lëvizin në tokë.

“Rruga për në Evropë kalon nëpër një mal me dokumente. Për me i plotësu këto dokumente, duhesh me shku në gjashtë institucione edhe me i shpenzu së paku 112 euro, pa e llogaritur kohen e humbur prej punës. E pasdite duhet me pritë bashkë me qindra të tjerë para ambasadës. Si duket ma përpara po shkojnë amerikanët në Mars, se sa ne me ec lirshëm në tokë”, ka shkruar Demi në profilin e tij në “Facebook”.