Kosova shënon Ditën ndërkombëtare të Turizmit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), repsketivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë organizuan konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në hapje të konferencës të pranishmëve iu drejtua ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në Ditën Botërore të Turizmit, i cili tha se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit do të ishte njësoj si anëtarësimi në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai shtoi se ndër prioritetet e para të tij si ministër, Hasani tha se do të jetë ngritja e strukturës institucionale, respektivisht ri-funksionalizimin e departamentit të turizmit, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore, si dhe do të bëjë riaktualizimin e projektit të Brezovicës dhe se do të ftojë investitorët për të investuar në këtë projekt.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori Albert Prenkaj, tha se Kosova mund të identifikohet si një pikë shumë e rëndësishme e promovimit dhe zhvillimit të turizmit.

Sipas tij, nga perspektiva e politikës së jashtme zhvillimi i turizmit në Kosovë duhet të shihet si pjesë e një rajoni, e një tërësie turistike rajonale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.