Kosova po përgatit reformë thelbësore të administratës publike

MAPL.

Ministria e Administratës Publike së bashku me Zyrën e Komisionit Evropian, OECD, SIGMA, RESPA si dhe institucionet e tjera të Qeverisë së Kosovës, mbajti sot takimin e katërt për të diskutuar për Reformën në Administratë Publike.

Sekretari përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, Fitim Sadiku, duke hapur punimet, tha se Ministria e Administratës Publike do të finalizojë Strategjinë për modernizimin e administratës publike 2015-2020 dhe Planin e saj të veprimit 2015-2017. Po ashtu, ai tha se prioritet mbetet që në afat të caktuar të zbatohet Strategjia e Veprimit, transmeton Koha.net.

Si nga mysafirët, ashtu dhe nga folësit të tjerë, diskutimet ishin të përqendruara kryesisht për dokumentet strategjike dhe koordinimin e politikave të RAP-it.

Shefi i Divizionit Politik në Zyrën e BE-së, z.ThomasGnocchi, përgëzoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe instutcionet e saj lidhur me përkushtimin rreth zbatimit të Reformës në administratë publike.

Debati u zhvillua edhe rreth Ligjit për procedurat administrative, Ligjit për Pagat, Katalogut të vendeve të punës, lansimin e Sistemit për menaxhimin e performancës, Ligjin për organizimin e admionistratës publike, si dhe për menaxhimin e shërbimit publik dhe të burimeve njerëzore.