Kosova më shumë votues se banorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit.

Janë një milionë e 872 mijë e 941 veta që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme, njofton Klan Kosova.

Por, nëse shikohet numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë, nga regjistrimi i fundit, del se janë 133 mijë e 116 votues më shumë sesa numri i tërësishëm i banorëve të Kosovës.

Sipas regjistrimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar në shtator të vitit 2012, Kosova kishte saktësisht një milion e 739 mijë e 835 banorë.