Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kosova, me qeveri gjithëpërfshirëse ose me zgjedhje të parakohshme? (Video) – Malisheva Press

Kosova, me qeveri gjithëpërfshirëse ose me zgjedhje të parakohshme? (Video)

foto-1

Protestat dhe kriza e vazhdueshme politike ka bërë që përfaqësuesit diplomatik në Kosovë të binden se Qeveria aktuale nuk mund t`ju dalë në ballë proceseve të ndjeshme me të cilat pritet të përballet Kosova.

Afrimi i kohës kur do të funksionalizohet Gjykata Speciale po bën që jeta e Qeverisë Mustafa të jetë gjithnjë e më e shkurtër.

Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se ka filluar një proces i konsultave për një Qeveri gjithëpërfshirëse e cila do të siguronte stabilitet gjatë aprovimit të demarkacionit me Malin e Zi, si dhe gjatë përmbyllje së disa temave të dialogut me Serbinë përfshirë asociaicionin. Por, kjo qeveri gjithëpërfshirëse, sipas këtyre burimeve, mbi të gjitha do të duhej të siguronte se nuk do të ketë tensione gjatë vitit 2017 kur pritet që të ngriten aktakuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Për nevojën e një qeverie stabile tashmë janë vënë në dijeni kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veselim si dhe dy liderët opozitarë – Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, raporton RTV Dukagjini.

Pikërisht në kombinimin PDK, LDK, AAK e Nisma mendohet se do të mund të ishte edhe kjo qeveri, pasi që përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend nuk llogarisin se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti do të mund të ishte pjesë e një veprimi të tillë.

Nëse dështojnë këto bisedime, atëherë nuk përjashtohen as zgjedhjet e parakohshme, por ky skenar preferohet më pak marrë parasysh tensionet që do të përcillnin zgjedhjet eventuale.

Sipas të njëjtave burime, demarkacioni dhe Asociacioni kanë qenë vetëm tema paralajmëruese për përplasjen e vërtetë politike në Kosovë e cila do të fillojë me të filluar punën edhe Gjykata Speciale.