Kosova, më e shtrenjta për pacientët

Kosova, më e shtrenjta për pacientët

Kostoja e fryrë e shërbimeve shëndetësore

Qytetarët ua mësyjnë spitaleve fqinje

Krenar Selimi ka theksuar se për një operim të syrit për një familjar të tij këto ditë ka kërkuar ndihmë shëndetësore në Tiranë. Për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik i janë kërkuar 400 euro atje, përderisa nëpër institucionet private shëndetësore në Kosovë ia kanë kërkuar 800 euro

Institucionet private shëndetësore në vend ofrojnë shërbimet më të shtrenjta se në çdo vend tjetër të rajonit. Andaj, kjo dukuri dhe shumë të tjera kanë bërë që shumë qytetarë t’ia mësyjnë vendeve fqinje në kërkim të shërbimeve më të mira dhe më të lira shëndetësore, duke shpenzuar hiç më pak se 80 milionë euro brenda një viti jashtë vendi. Më së miri për hallet e tyre flasin vetë pacientët. Krenar Selimi ka theksuar se për një operim të syrit për një familjar të tij këto ditë ka kërkuar ndihmë shëndetësore në Tiranë. Ai ka shtuar se atje ka marrë përgjigjeje në njërën nga klinikat private se  për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik duhet paguar  400 euro, përderisa nëpër institucionet private shëndetësore në Kosovë ia kanë kërkuar 800 euro. “Duke llogaritur në mundësitë që kisha, analizova se më e leverdishme  ishte të shkoj atje, se sa të paguaja edhe 400 euro më shumë këtu”,tha ai, duke vlerësuar se është për keqardhjeje që një popull me shkallë të lartë të varfërisë të përballet me çmimet më të larta në rajon