Kosova mbetet edhe jashtë “Eurovision 2017”

flamuri-kosoves-eurovision-780x439Festivali evropiani i muzikës, i njohur si Eurovision, do të mbahet vitin tjetër në Ukrainë pas fitores së Jamalas me këngën “1944”.

Vitin e kaluar disa shtete nuk morën pjesë shkaku i problemeve financiare dhe votimit të këngës më të mirë.

Edicioni i ri do të mbahet më datën 9,11 dhe 13 maj në kryeqytetin ukrainas të Kievit, transmeton Telegrafi.

Kosova sërish do të mbetet jashtë këtij evenimenti pasi që RTK-ja nuk është pjesë e Unionit Transmetues Evropian.

Kujtojmë se këngëtares prej Kosovës, e cila përfaqësonte në vitin 2012 Shqipërinë, Rona Nishliut i është dhënë çmimi për vokalin më të mirë të secilit edicion. /Telegrafi/