Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kosova kërkon qasje në informata për 14 përdorues të Facebook-ut – Malisheva Press

Kosova kërkon qasje në informata për 14 përdorues të Facebook-ut

facebook1

Në pjesën e parë të këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë bërë 6 kërkesa në rrjetin më të madh social në botë, Facebook, për qasje në llogaritë e personave të ndryshëm.

Kërkesat e tilla bëhen kryesisht për persona të akuzuar për vepra të ndryshme, për të cilët organet e drejtësisë pretendojnë se mund të marrin të dhëna që u interesojnë rreth tyre.

Prej janarit deri në qershor të këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë bërë kërkesa të tilla në 6 raste për 14 përdorues të Facebook-ut.

“Ne u përgjigjemi kërkesave valide rreth rasteve penale. Secilën kërkesë veç e veç që e marrim e kontrollojmë për mjaftueshmëri ligjore pastaj i refuzojmë ose kërkojmë specifikime në kërkesat që janë shumë të përgjithësuara ose të paqarta”, thotë Facebook në sqarimin e vet rreth këtyre kërkesave.

Në nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com kishet raportuar se autoritetet e Kosovës, në periudhën janar- qershor 2014, kanë bërë 9 kërkesa për qasje në 25 llogari të qytetareve të saj.