Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kosova ka 203 heronj që ranë para luftës së UÇK-së – Malisheva Press

Kosova ka 203 heronj që ranë para luftës së UÇK-së

deshmoret1Numri i tërësishëm i të rënëve në territorin e Kosovës para Luftës Çlirimtare të Kosovës është 203, ndërsa numri i të plagosurve është 234.

Kështu ka bërë të ditur sot Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të Kombit, të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës, gjatë një konference për medie, ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e tjerë të këtij Komisioni si dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari i Komisionit, Naim Zhitia, tha se këto të dhëna ata i kanë marrë nga nënkomisionet e tyre të formuara nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët i falënderoi për punën e bërë.

“Numri i tërësishëm i të vrarëve në tërë territorin e Kosovës, të vrarët në rrethim, në burg, në atentat, në demonstrata si dhe në armatën jugosllave është 203. Ndërkaq, numri i të plagosurve në tërë territorin e Kosovës është 234. Ky është numri i të vrarëve dhe i të plagosurve, çka do të thotë shifra e përbashkët e të plagosurve dhe të vrarëve është 437 në tërë territorin e Kosovës”, tha Zhitia.

Ata edhe kësaj here thanë se nuk do të ndalen derisa atyre t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit, gjë të cilën e thotë edhe vetë ligji.

Për këtë, ai thotë se kanë pasur takim edhe me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, si dhe me kryetarin e Këshilli për Mbrojtje e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë që të zbatohet ky ligj.

“Kemi pasur takime edhe me avokatin e popullit, Sami Kurteshin, edhe me kryetarin e KMDLNJ-së, me të cilin po ashtu kemi marrë mbështetje për kërkesat tona. Madje, KMDLNJ edhe publikisht ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të implementojnë ligjin, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 2 i këtij ligji që do të thotë t’u njihet statusi i dëshmorëve të kombit edhe atyre veprimtarëve të rënë në fushën e nderit, në forma të ndryshme të rezistencës për liri dhe pavarësi të vendit”, tha ai.

Zhitia shtoi se ata kanë bërë disa herë kërkesa për t’u takuar me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, por, deri më tani në takim janë pritur vetëm nga ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili u ka ofruar përkrahje. Ndërkaq, përfaqësuesit e tjerë institucionalë i kanë injoruar totalisht.

“Ftesë për takim u kemi bërë edhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, edhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu, edhe ish-zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqit… nuk kanë gjetur kohë dhe kurajo për t’u takuar me ne. Po ashtu ftesë i kemi dërguar edhe presidentes Jahjaga, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të Komisioni Qeveritar për Verifikim, Agim Cekut dhe në fund edhe në adresë të kryeministrit Isa Mustafa kemi dërguar ftesë, mirëpo edhe këta na kanë injoruar fare”, ka shtuar ai.

Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të kombit të rënë para Luftës Çlirimtare të Kosovës është formuar në vitin 2009 nga vetë familjarët e këtyre dëshmorëve, pasi që kanë parë se atyre po u bëhet padrejtësi duke mos ua njohur statusi i dëshmorëve.

Që atëherë, ata kanë bërë shumë përpjekje përmes protestave paqësore që t’i përmbushin kërkesat e tyre, por deri më tani nuk është bërë asgjë.