Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Korrupsioni është shndërruar në ideologji qeverisëse gjatë qeverisjes së Thaçit” – Malisheva Press

“Korrupsioni është shndërruar në ideologji qeverisëse gjatë qeverisjes së Thaçit”

thaci

As edhe një pikë progresi nuk ka shënuar Kosova në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendi ynë vazhdon të renditët në top-listën e vendeve të korruptuara, e madje edhe mekanizma të ndryshëm të Bashkimit Evropian e dëshmojnë këtë fakt, raporton KTV.

Kosova është kampion në rajon për numrin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit, porse, rezultati mbetet i njëjtë.

Pak prej mekanizmave për luftimin e korrupsionit janë dëshmuar të suksesshëm.

Ka qenë vet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që para pak ditësh ka përqeshur njërin prej tyre, Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, të themeluar nga presidentja Atifete Jahjaga, të cilin e ka quajtur “OJQ”.

Korrupsioni është shndërruar në ideologji qeverisëse gjatë kohës sa kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, thotë Fidan Kalaja.

Sipas, Kalajës, gjatë kohës sa qeveria udhëhiqej nga PDK-ja, korrupsioni u shtri në të gjitha nivelet qeverisëse të vendit, duke përfshirë nivelet me të ulëta e deri te ato më të larta në vend.

Kalaja thotë se ka dëshmitarë që kanë punuar në prokurim publik dhe që thonë se miliona euro të keqpërdoruara kanë shkuar dhe shkojnë për PDK-në.

Ndërkohë, kërkesa më e shpeshtë e zyrtarëve të BE-së ka qenë që Kosova të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, porse vazhdimisht ka dështuar ta bënte një gjë të tillë.

E kjo është thënë se po ndodh për faktin se nuk ka vullnet politik dhe për shkak të ndikimit në sistemin e drejtësisë.

Vetë zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se kanë kërkuar listë me rezultate konkrete nga Kosova në luftimin e këtyre dukurive, porse, përkundër përpjekjeve për të marrë një përgjigje nga qeveria, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi, nuk i ka kthyer përgjigjet e kërkuara nga KTV-ja.