Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Koordinatori i negociatave me Serbinë aderoi në PDK – Malisheva Press

Koordinatori i negociatave me Serbinë aderoi në PDK

Blerim Shala sot ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës duke thënë se ka qenë vendim i vështirë për të qëndruar tutje në politikë.

Ai ka thënë se përmes kësaj partie, do të përpiqet ‘ të kontribuojë në rimëkëmbjen e Kosovës’.

‘Fillimi i ri nuk është vetëm parullë partie, por është kategori ekzistenciale për të gjithë ne. PDK është thelbi i politikës së re në Kosovë’, ka thënë Shala, raporton Periskopi.

Ndërkohë që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka mirëpritur këtë aderim, duke u shprehur ‘shumë i nderuar’.

Shala ka qenë i afërt me PDK-në sa ishte deputet, pasi ishte i emëruar si koordinator për negociata me Serbinë nga PDK-ja.