Konkursi për mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës

qendra_kompentences

Qendra Kompentencës “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ka shpallur konkursin për pranimin 17 mësimdhënësve.

Kjo Qendër ka kaluar në kompentenca të Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, i cili edhe ka shpallur këtë konkurs, i cili është bërë mollë sherri mes tyre dhe Komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës, e ka tërheq nënshkrimin e tij, me këtë agjencion, për memorandumin e mëhershëm për menaxhimin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, dhe për këtë veprim, i ka njoftuar të gjitha organet kompetente.

Vitin e kaluar sa kjo qendër ishte në menaxhim të komunës, është akuzuar se ka larguar nga puna 27 mësimdhënës, dhe në të njëjtën kohë ka punësuar militantë politik, me çrast kishte edhe protesta të mësimdhënësve të larguar.

Se si do të shkojnë punësimet në këtë vit mbetet të shihet!

Më poshtë konkursi i shpallur në këtë institucion arsimor, i cili është i hapur deri me 20 gusht

 

Republika e Kosovës
Republika Kosova 
AGJENCIA PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL DHE ARSIM PËR TË RRITUR

Në  bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032,Neni 4,Ligjit për Arsimin dhe  Aftësimin Profesional 94/L -138, Neni 23, Udhëzimit Administrativ Nr 05/2012 (Neni4), Udhëzimit Administrativ Nr 09/2014, Udhëzimit Administrativ Nr 14/2014, Udhëzimit Administrativ 05/2015, si dhe në bazë të Vendimit nr. 37-185/14 A,të 02.02.2015 të Inspektoratit të Punës, Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në Qendrën e Kompetencës në
Malishevë për vitin shkollor 2015/2016

2 ( dy ) mësimdhënës për lëndë Ekonomike (Kontabilitet dhe Firma Ushtrimore, dhe
Banka dhe Financa);

2 ( dy ) mësimdhënës-e për Drejtimin: Hoteleri dhe Turizëm(-Bazat e turizmit,
Gjeografi, Gjeografi turistike,Gjeografi Turistike Evropiane dhe Botërore dhe Vizitë
në atraksione turistike, dhe – Bazat e Hotelerisë, Bazat e Turizmit, Komunikimi në
Turizëm, Trashëgimia kulturore, Ndërmarrja turistike, Ndërmarrja Hoteliere, me
nëntëmbëdhjetë ( 19 ) orë);

1 ( një ) mësimdhënës për lëndën Teknologji informative;

4 ( katër ) mësimdhënës për lëndën gjuhë angleze, njëri me 8 orë;

4 ( katër ) mësimdhënës për lëndën juridike, njëri me 10 orë;

4 ( katër ) mësimdhënës për lëndën Gjuhë Shqipe, njëri me 18 orë.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara për mësimdhënës;

– Diploma e përgatitjes profesionale e nivelit të 7 sipas KKK;

– Letërnjoftimi ( fotokopje );

– Certifikata për trajnimet e kryera;

– Vërtetimin e përvojës punës në arsim;

– Licenca e mësimdhënësit;

– Të këtë shkathtësi teorike dhe praktike për profesionin e caktuar;

– Ai ose ajo duhet të jenë në gjendje të punojnë nën trysni, të ketë etikë të lartë të
punës dhe shkallë të lartë integriteti;

– Në mungesë të kandidatëve të kualifikuar pranohen dhe kandidatët me
kualifikime të përafërt në afat të caktuar;

– Në kushtet të barabarta, përparësi do të kenë kandidatët të cilët janë duke
punuar në të njëjtin vend të punës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë;

– Mësimdhënësi është i obliguar ta realizojë planprogramin mësimor për
vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin
Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të
cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/ saj të punës.
– Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën
profesionale në procesin e mësimdhënies.
– Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në
përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
– Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi e pa dallime me njerëzit me të cilët
punon.
– Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit të cilit i raporton dhe t’i
kryejë detyrat që mund t’ua caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jenë në
harmoni me legjislacionin ne fuqi.
– Nuk mund të kërkoj apo të pranoj udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç Organit Drejtues të Qendrën Kompetencës dhe AAAPARr-së.
– Nuk lejohet shfrytëzimi i pozitës për përfitime private në dobi të ndonjë pale të tretë.
– Diagnostifikon kushtet për mësim dhe proceseve mësimore të nxënësve përmes proceseve të përshtatshme dhe reagon në mënyrën e duhur ndaj tyre,duke filluar masa të ndryshme mbështetëse individuale ndaj nxënësve.
– Nëse punon me orar të plotë nuk ka te drejt të punojë në ndonjë punë apo detyrë me pagesë nga Buxheti i Kosovës.
– Puna monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Aftësitë shtesë

• Nivel të lartë të shkathtësive të komunikimit dhe bashkëpunimit;
• Entuziazëm dhe përkushtim personal në mënyrë që të jetë i dobishëm në zhvillimin e institucionit me cilësi të lartë dhe ndërlidhje me tregun e punës;
• Të jetë mendje-hapur në ide dhe propozime në fushën e AAP-së, gjithashtu të tregojë aftësi kreative/inovative dhe të ketë qasje të qartë për të ardhmen dhe ;
• Plotësisht i besueshëm ndaj institucionit, objektivave dhe vizionit në krijimin dhe drejtimin e QK-së si një institucion që garanton cilësi të lartë, të cilat duhet të jenë parakushte themelore.

Procedurat e konkurrimit:

Afati i konkurrimit është 15 ditë pas shpalljes në gazetë ditore. Aplikacionet për dokumentet e kërkuara duhet të merren dhe dozohen në administratën e Qendrës së Kompetencës në Malishevë , rruga “Habib Berisha” Lagjja e Mirditës –Malishevë ose në Zyrën Qendrore AAAPARr-së(rruga “Agim Ramadai”, ndërtesa MAShT II, përball fakultetit Ekonomik dhe Juridik).
Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin,(për të diplomuarit jashtë vendit dëshmitë e nostrifikimit të diplomës), dëshmia për përvojën e punës, dëshmia që nuk janë nën hetime i dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punesë.
Kërkesat e arritura pas mbylljes së konkursit, dhe aplikacionet e pa kompletuara nuk shqyrtohen. Në rast të numrit të madh të kërkesave do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë. Kandidatët të cilët do të ftohen në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.