Konkursi në Qendër të Kompetencës përplasë Komunën me IAAP-në

qendra e kompetencës malisheve 1Edhe pse jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe drejtoria komunale për arsim dhe edukim, është duke i bërë të gjitha përgatitjet për një fillim sa më të mirë të vitit shkollor 2015-2016, duke përfshi edhe ndërtimin e objekteve të reja shkollore, Ministria e Arsimit, ende nuk ka siguruar inventarin për objektet e reja shkollore në Malishevë.

Këtë problem, sot e ka paraqitur, drejtori komunal për arsim dhe edukim, z.Blerim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Sipas drejtorit Thaçi, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, është përgjegjëse për sigurimin e inventarit në objektet e reja shkollore, por deri më tani, se paku për dy shkollat, të cilat janë gatshme (në Damanek dhe në Carrallukë),  por edhe për objektet tjera të cilat janë në përfundim e sipër dhe pritet të jenë të gatshme për shtator. Po ashtu, drejtori Thaçi, ka adresuar kritika edhe për Agjencionin për Arsim Profesional, i cili në mënyrë të njëanshme e ka shpallur konkursin për pranimin e kuadrit mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, ndërsa Komuna e Malishevës, është tërhequr nga marrëveshja për menaxhimin e kësaj qendre nga ana e agjencionit. Për autonomi të shkollave profesionale dhe kundër centralizimit të tyre, ishin deklaruar edhe ministri i MASHT-it, z.Arsim Bajrami dhe kryetari Begaj, gjatë vizitës që i kishte bërë ministri Bajrami, kësaj qendre me 5 maj të këtij viti, mirëpo, Agjencioni, ka vazhduar me veprimet e saja të njëanshme. Përndryshe, kryetari i Komunës së Malishevës, e ka tërheq nënshkrimin e tij, me këtë agjencion, për memorandumin e mëhershëm për menaxhimin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, dhe për këtë veprim, i ka njoftuar të gjitha organet kompetente.