Konjufca zbulon një dokument që Qeveria e Kosovës ka mbajtur të fshehtë (Foto)

Deputeti Glauk Konjufca ka zbuluar një aneks dokument nga Marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për drejtësinë duke dhënë edhe detaje nga kjo marrëveshje.

“Kemi zbuluar një ankes që Qeveria ka mbajtur të fshehur . Me marrëveshjen për drejtësi një pjesë të cilës ju e keni mshefë, thuhet që konsiderohen të vlefshme aktgjykimet e serbisë në Kosovë.Kjo është mbajtur qëllimisht e fshehur nga ana e Qeverisë së Kosovës pikërisht për shkak të kësaj përmbajtje sepse vendimet e Serbisë bëhen të vlefshme në Kosovë dhe në anën tjetër janë emrat e gjyqtarëve që i ka caktu Vuçiqi”, ka thënë Konjufca./Periskopi/