Konjufca: S’do të marrim pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës

Drejtuar nga Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbajtur sot takimi konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, njofton kumtesa nga.

Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, më 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim .