Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komunat bastione të PDK-së i luten për ndihmë Isa Mustafës – Malisheva Press

Komunat bastione të PDK-së i luten për ndihmë Isa Mustafës

Isa ne drenasKryeministri Isa Mustafa ka vizituar të premten Drenasin e Skenderajn, komuna që janë bastione të Partisë Demokratike, rivalit më të madh të subjektit politik që ai përfaqëson, Lidhjes Demokratike, shkruan sot Koha Ditore.
Pritjen e mirë që ia kanë organizuar, ua ka shpërblyer me premtime për ofrim mbështetjeje.
Mustafa, bashkë me ministrin Lutfi Zharku e anëtarë të tjerë të Qeverisë, ka qenë edhe në Mitrovicë, e cila qeveriset nga Aleanca Kosova e Re. Edhe atje i është organizuar pritje e njëjtë. I është shtruar edhe qilimi i kuq. Madje është komplimentuar edhe për dukjen.
Në Drenas ishte larë rruga që shpinte në ndërtesën e komunës. E titullarët institucionalë kishin dalë në oborr për t’i organizuar pritje shefit të Ekzekutivit.
Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ia ka përmendur një përparësi Mustafës, e cila bën që përfaqësuesit komunalë të kenë komunikim më të lehtë me të – njohjen e punës së pushtetit lokal. E ka thënë këtë, nga fakti se Mustafa ka qenë në dy mandate kryetar i Komunës së Prishtinës.
Në zgjedhjet e fundit ai ka humbur garën, në përballjen me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Demaku ka thënë të ketë marrë mbështetjen e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e komunës, veçmas në projektet kapitale që janë të rëndësishme edhe për komunat përreth. Theksin e ka vënë te Parku Industrial, të cilin komuna do që ta zgjerojë