Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komuna organizon me 19 gusht dëgjim publik me qytetarë për buxhetin 2016-2018 – Malisheva Press

Komuna organizon me 19 gusht dëgjim publik me qytetarë për buxhetin 2016-2018

vesel krasniqi

Komuna e Malishevës përmes drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Vesel Krasniqi ka njoftuar me me datë 19 gusht do të organizojnë dëgjim publik me qytetarë për projekt buxhetin 2016-2018. Qytetarët do të kenë mundësi që të shikojnë se cilat do të jenë projektet dhe shpenzimet e planifikuara nga komuna për vitet në fjalë.
Sipas njoftimit dëgjimi publik mbahet të Mërkurën me 19.08.2015, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës në Malishevë dhe fillon në ora 11:00.
Kurse në fund të njoftimit thuhet se“Pjesëmarrja juaj, siguron një menaxhim më të mirë të parave tuaja” .
Komuna e Malishevës ishte kritikuar dukshëm nga auditori i përgjithshëm për mënyrën se si janë menaxhuar dhe shpenzuar paratë e buxhetit komunal gjatë vitit 2014 kurse Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Malishevë ka dërguar në prokurori raportin e auditorit duke kërkuar hetim ndaj siç kanë thënë ata kemenagjimit dhe keqpërdorimit të parasë publike./malishevapress/