Komuna ndihmon disa fermer me makina mjelëse

makinat mjelseNë kuadër të angazhimeve të Komunës së Malishevës, për ti ndihmuar bujqit, përkatësisht fermerët, përmes një projekti me bashkëfinancim, tridhjetepesë fermer, janë pajisur me makina mjelëse. Ky projekt i drejtorisë për bujqësi, është edhe një bashkëpunim i mirë me fermerët, të cilët janë ndihmuar për tu pajisur me këto makina mjelëse dhe rrjedhimisht, kjo ju ndihmon atyre në punët e përditshme në stalla.

Gjatë shpërndarjes, ka marr pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili tha se, “ky nuk do të jetë projekti i vetëm, apo i fundit, për përkrahje të fermerëve të komunës sonë, të cilët merren me këtë veprimtari, por do të ketë edhe projekte tjera stimuluese, në mënyrë që fermerët ti rrisin kapacitetet e tyre. Jo vetëm fermerët, por sektori i bujqësisë në përgjithësi, është njëri prej prioriteteve kryesore, pasi bujqësia është dega kryesore zhvillimit në rajonin tonë, prandaj edhe përkrahja e këtij sektori, është më se e domosdoshme”.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z.Hajrullah Mazreku, kjo drejtori në bashkëfinancim me fermerët, kanë arritur ta realizojnë këtë projekt, i cili kap një shumë prej 5775 euro, ku komuna ka investuar tetëdhjetë për qind të kësaj shume, ose më saktësisht, komuna ka investuar 4620 euro.

Drejtori Mazreku, po ashtu bëri të ditur se gjatë javës, do të ketë edhe investime tjera, përkatësisht përkrahje për fermerët.