Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komuna, më 12 janar organizon aktivitete informuese në shënim të “Ditës së legalizimit të ndërtimeve pa leje” – Malisheva Press

Komuna, më 12 janar organizon aktivitete informuese në shënim të “Ditës së legalizimit të ndërtimeve pa leje”

KK Malishevë-NdërtesaKomuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se më 12 janar, në ora 09:00, në parkun e qytetit në Malishevë, do të vendoset një tendë, ku qytetarët e Komunës së Malishevës, mund ti marrin udhëzimet e duhura për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Qëllimi i këtij aktiviteti sipas njoftimit është informimi i qytetarëve me procedurat e legalizimit të ndërtimeve të cilat nuk kanë leje, dhe kushtet që duhet ti plotësojnë për legalizimin e ndërtimeve.
Pas kësaj do të zhvillohen edhe aktivitete tjera që lidhen me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Kështu nga ora 10:00 në park, për ta përkrahur “Ditën e legalizimi të ndërtimeve pa leje”, do të qëndroj edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj.
Nga 13:00, aktivitetet do të vazhdojnë në dy shkollat e mesme në Malishevë dhe në shkollën e mesme në Kijevë, ku do të bëhet shpërndarja e broshurave dhe dhënia e informacioneve për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Thuhet në njoftimin e shpërndarë medieve.