Komuna e Malishevës: të gjitha rrugët janë të kalueshme

10806264_728852393877866_3507435622673550355_n

Komuna e Malishevës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se të gjitha rrugët e territorit të Malishevës janë të kalueshme.

Reshjet e vazhdueshme të borës në territorin e Komunës së Malishevës, ka bërë që rrugët të jenë të mbuluara me borë, por të gjitha rrugët, në të gjitha vendbanimet, janë të kalueshme. Me këtë rast ju bëhet thirrje vozitësve, që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet e nevojshme dimërore, pasi bora po bie pa ndërprerë.

Drejtori i drejtorisë komunale për mbrojte dhe shpëtim, z.Ahmet Morina, ka deklaruar se ”që nga fillimi i reshjeve, është duke u përcjellë situata me borë në të gjitha vendbanimet dhe nuk ka bllokim të rrugëve, por bora e vazhdueshme është e pamundur të hiqet tërësisht”.

“Edhe fshatrat e thella, siç janë ato në Malet e Berishës, ku sasia e borës është e madhe, rrugët janë të kalueshme, dhe nuk janë regjistruar bllokime të rrugëve në asnjë çast”, ka thënë Morina.

Njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore te rrugëve, është e përgatitur dhe në vazhdimësi, gjatë tërë ditës së sotme, i ka pastruar rrugët, sidomos në vendbanimet ku rrugët janë më të vështira.

/MalishevaPress

522129_728850013878104_5902387991469075990_n

 

 

 

 

 

 

 

10419595_728852330544539_3543641079144500878_n