Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komuna e Malishevës shpall konkurs për bursa për studentë (Dokument) – Malisheva Press

Komuna e Malishevës shpall konkurs për bursa për studentë (Dokument)

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTET E KOMUNËS SË MALISHEVËS PËR VITIN AKADEMIK 2018

Drejtoria për Arsim dhe Edukim
Nr. 11/151
Datë: 07.03.2018

Mbështetur në nenin 12 par. 12.2 shkronja ( c dhe d ), neni 13, 17 shkronja ( h ) 24 dhe neni 58 ( shkronja b dhe d) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale ( Ligji nr.03/L-040) dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, Vendimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës nr.01/325, dt. 06.03.2018, dhe rregullores së Kuvendit të Komunës me numër 02/333, të datës 17.12.2015

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim me datë 07.03.2018 mori vendim për ;

SHPALLJEN E KONKURSIT

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTET E KOMUNËS SË MALISHEVËS PËR VITIN AKADEMIK 2018

Të gjithë studentët/et e rregullt,të komunës së Malishevës, pa kurrfarë dallimesh etnike, gjinore, racore, fetare dhe politike, që janë të regjistruar në fakultetet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar studentet në studime Pasuniversitare-Master dhe Doktorantë,kanë të drejtë të konkurrojnë për ndarjen e bursave-subvencioneve për studime të rregullta.

Për këtë qëllim, komuna e Malishevës do të ndajë gjithsejtë shtatëdhjetë ( 70 ) bursa për student, në vlerë prej pesëdhjetë euro( 50 €) , për një muaj, dhe e njëjta do të ndahet për muajt ( Janar –Qershor ).

Kriteret e përgjithshme për të fituar bursën-subvencionin nga komuna e Malishevës :
• Studentët që studiojnë në Universitetet Publike,
• Shfrytëzues të bursave mund të jenë vetëm studentët me vendbanim të përhershëm në Komunën e Malishevës,
• Studentët te cilët janë dy ( 2 ) e më tepër nga e njëjta familje,
• Shfrytëzues të bursës studentore mund të jenë vetëm studentët rregullt,
• Nuk do të ketë më shumë se dy bursa për profile të njëjta,
• Studentët që janë shfrytëzues të bursës Universitare apo ndonjë burse tjetër nuk mund të jenë edhe shfrytëzues të kësaj burse,
• Studentët që janë në marrëdhënie pune nuk mund të jenë përfitues të bursës,
• Prioritet kanë studentët e familjeve të dëshmorëve,invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, me gjendje te rëndë ekonomike si dhe rastet sociale, të cilat duhet të vërtetojnë me dokumentacion përkatës!

Dokumentet e nevojshme për aplikim :
• Certifikata e notave (origjinale), së bashku me kopjen e indeksit me të gjitha provimet e dhëna,
• Kopja e letërnjoftimit,
• Deklarata e bashkësisë familjare
• Certifikatën e vendbanimit
• Diplomat , mirënjohjet , certifikatat për suksesin e arritur në gara –konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin arsimore.
• Dëshmia se është invalid i luftës, apo veteranë i luftës, se është fëmijë i dëshmorit, i veteranit të luftës, martirit të luftës, se është person me nevoja të veçanta dhe se është nga familja përfituese në skemën sociale.
• Vërtetimi se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik 2018 ( i rregullt).

Vërejtje :Bursat ndahen për afatin kohor retroaktiv : 01.01.2018 deri më 30.06.2018 ( për gjashtë muaj).

  1. Te studentët e një profili me kushte të barabarta do të merret për bazë mesatarja më e lartë e notave profesionale.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim deri më datë, 21.03.2018, (15 ditë kalendarike ) duke filluar nga dita e shpalljes në tabelën e shpalljeve të Komunës së Malishevës. Dokumentet pas aplikimit nuk kthehen, kështu që duhet të jenë të fotokopjuara për ato që mendoni të i posedoni më tej.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara duhet të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në Malishevë ( objekti i ri i administratës) .

Të gjitha kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Malishevë, 07 mars 2018

Drejtori

Blerim Thaçi