Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komuna e Malishevës, ndihmon bletarët me koshere dhe mjete konkretizuese – Malisheva Press

Komuna e Malishevës, ndihmon bletarët me koshere dhe mjete konkretizuese

Begaj-me-bletaretKomuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, vazhdon të përkrah bujqit e komunës, ku projekti i radhës është ndihma për bletarët, e që përfitues të këtij projekti janë  të gjithë ata bletarë që kanë nën 30 shoqëri të bletëve, dhe të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas drejtorit për bujqësi, z.Hajrullah Mazreku, në  këtë projekt janë ndihmuar 55 bletar  të cilët janë përfitues të koshereve,  ku një koshere ka kushtuar 37 euro, ndërsa përfitues të pajisjeve si (bluza, dorëza të gjata, çelës  dhe brushë) gjithsej përfitues janë 150 bletar, ndërsa vlera totale e  këtij projekti është 9355 euro.

“Qëllim i yni i investimeve në bujqësi në përgjithësi dhe në rastin konkret në bletari, është furnizimi i tregut me prodhime vendore, pasi për këtë kemi kapacitete dhe kemi kultivues, por ne duhet të krijojmë politika të tilla, që bujqve, prodhuesve dhe të tjerëve, t’iu krijojmë mundësi përmes përkrahjes, si kjo, tregu ynë të jetë i furnizuar me prodhimet vendore”, tha kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e ndarjes së këtyre mjeteve konkretizuese për bletarët nga Komuna e Malishevës.

Ndërsa drejtori Mazreku tha: ndihem i lumtur dhe i privilegjuar që edhe këtë vit po e ndihmojmë sektorin e bletarisë, të cilin e konsideroj të rëndësishëm dhe që duhet ndihmuar edhe në vazhdimësi, pasi ky është sektori kryesor i zhvillimit ekonomik në Malishevë.