Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Komuna e Malishevës kërkon lirimin e aktivistëve të Vetëvendosjes – Malisheva Press

Komuna e Malishevës kërkon lirimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

ragip begaj 1

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka reaguar ndaj arrestimeve të datës 28 nëntor, dhe me këtë rast ka kërkuar lirimin e të arrestuarve. “Arrestimi familjarëve të dëshmorëve dhe dhuna e treguar, është e papranueshme dhe kërkojmë lirimin e shpejtë të të burgosurve”, thuhet mes tjerash në reagimin e bërë nga kryetari Begaj.

“Pas një manifestimi, që ishte shumë i kulturuar  dhe shumë i rregullt dhe që kaloi pa asnjë ekces, kërkojmë që Qeveria e Kosovës,  të mos e tregoj forcën e dhunës ndaj qytetarëve të vet. Forca është e papranueshme, pasi ka forma tjera të zgjidhjes së problemeve. Burgosja e tillë e njerëzve, vetëm sa e acaron situatën dhe nuk bën zgjidhje. Arrestim i  familjarëve të dëshmorëve, që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, është i papranueshëm për neve. Ne e dimë që shteti e ka aparatet shtetërore dhe mund t’ia dal, por në një shtet demokratik,  përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve ( të cilët janë sjellë në mënyrë të kulturuar) nuk është i pranueshëm. Ajo ndërhyrje, ato arrestime, kanë mundur të bëhen në një ditë ose datë tjetër dhe jo pikërisht me 28 Nëntor. Prandaj, NE kërkojmë lirimin e shpejt të tyre”, ka thënë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Reagimi i Komunës së Malishevës, vjen, pas arrestimit të shumë qytetarëve, me datën 28 Nëntor në Prishtinë, ku në mesin e të arrestuarve, janë edhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitete, që një jetë të tërë ja kanë kushtuar çështjes kombëtare, e që vijnë nga Malisheva.