Komuna e Malishevës ka shkallë të ulët nga arkëtimi i të hyrave vetanake

Malishevë, 2 nëntor – Raporti financiar i Komunës së Malishevës për periudhën janar-shtator të këtij viti tregon shkallë të ulët të arkëtimit të të hyrave vetjake në raport me planifikimin. Ndërsa performansa e organeve komunale për shpenzimin e fondeve të alokuara mbetet solide edhe në këtë periudhë.

Sipas të dhënave në raportin nëntëmujor të të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Malishevës del se arkëtimi i të hyrave vetjake gjatë nëntë muajve të këtij viti është rreth 47 për qind, derisa përqindja e tërësishme e buxhetit të shpenzuar në këtë periudhë është 72 për qind.

Në raport është bërë e ditur se buxheti total i Komunës së Malishevës për vitin 2017 është 13 milionë euro