Komuna e Malishevës ka filluar realizimin e disa projekteve

komuna

Komuna e Malishevës, është duke vazhduar me realizimin e disa projekteve, kështu u tha gjatë raportimit të drejtorit të drejtorisë së urbanizimit Ahmet Morina, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Sipas drejtorit Morina, aktualisht po shtrohen me kubëza dy rrugë, një në Malishevë dhe një në fshatin Gurishtë. Rruga në fshatin Gurishtë, e lidhë shkollën e fshatit me rrugën kryesore.

Po ashtu në Gurishtë, është ndërtuar edhe një pjesë e kanalizimit. Ndërsa po  vazhdohet me punimin e nënkalimit në Dragobil, si dhe ka filluar riparimi i kanalizimeve që kanë probleme. Po ashtu këto ditë, pritet të filloj ndërtimi i rrugëve edhe në fshatin Bardh, si dhe vendosja e tabelave me emrat e rrugëve në tërë territorin e Komunës së Malishevës”, tha Morina.