Komuna e Malishevës ka filluar asfaltimin e rrugëve në lagje të fshatit Carrallukë (Foto)

Dje, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj  i shoqëruar edhe nga Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, kanë inspektuar nga afër, punën që po kryhet në asfaltimin e disa rrugëve që lidhin lagjet e fshatit Carrallukë.

Asfaltimi i këtyre rrugëve bëhet me qellim të lidhjes së lagjeve  njëra me tjetrën.

Rrugët të cilat kanë filluar të asfaltohen  gjatë ditës së djeshme pritën të përfundojnë brenda pak ditëve, thuhet në njoftimin  zyrtarë të Komunës së Malishevës.