Komuna e Malishevës jo transparente nuk publikon listën e 70 përfituesve të makinave mjelëse

Komuna e Malishevës edhe njëherë nuk është treguar transparente ndaj publikut, në projektin e saj për ndarjen e subvencioneve për bujqësi në kuadër të cilit janë ndarë 70 makina mjelëse për fermerë, përveç shifrës 70 makina të ndara dhe disa fotografi të publikuara të nënkryetarit të Komunës, Hajdin Berisha, dhe një përfituesi nga ky projekt nuk është bërë e ditur asgjë tjetër në njoftimin zyrtarë të Komunës. Pra komuna nuk ka publikuar listën e fermerëve të cilët kanë përfituar nga ky subvencionim po ashtu nuk ka publikuar as listën e aplikuesve të cilët kanë aplikuar. Nuk është kjo hera e parë që projektet e financuara nga komuna e që realisht janë para të taksapaguesve dhe qytetarëve të Malishevës, komuna i përfundon në një mënyrë të tillë tërësisht të jo transparente dhe të fshehura nga publiku. Kjo lë shumë dyshime se si janë shpenzuar këto para, kush ka përfituar dhe cilët kanë qenë kriteret për ndarjen e këtyre mekanizmave për fermerët.