Komuna e Malishevës humbë edhe një rast, gjykata kthen në punë profesorin (dokument)

qendra e kompetencës malisheve 1

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e paditësit Osman Berisha, i cili është larguar nga vendi i tij i punës si profesor i lëndës Edukata Qytetare në shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Malishevë. Me këtë vendim gjykata detyron Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, që ta kthej në vendin e punës profesorin Berisha. Po ashtu në aktgjykimin e gjykatës thuhet se profesorit në fjalë duhet të kthehet në vendin e punës dhe duhet t’i kompenzohen pagat mujore për periudhën 01.09.2015, deri në kthimin në vendin e punës, në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

vendimi-osmanberisha