Komuna do ta ndihmoj shoqatën ”Ngritja e Zërit” në mbledhjen e të dhënave për dëmet e luftës

Ragip-Begaj-Jahir-BejtaKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesin e shoqatës “Ngritja e zërit”, z. Jahir Bejta, ku kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes komunës dhe kësaj shoqate, me qëllim të grumbullimit të të dhënave dhe fakteve për dëmet dhe krimet e luftës në territorin e Komunës së Malishevës.

 Kryetari Begaj, edhe më herët, kësaj shoqate i kishte premtuar ndihmën e komunës, në grumbullimin e të gjitha fakteve për dëmet e luftës dhe për krimet e kryera, me qëllim të ngritjes së aktakuzave, për të gjitha rastet e krimeve, por edhe për dëmet e shkaktuara.

Komuna e Malishevës, llogaritet të jetë komuna më e shkatërruar në vend, gjatë luftës së fundit, me rreth nëntëdhjetë për qind, e ekonomive familjare të shkatërruar, sikur edhe me qindra civil të vrarë dhe dhjetëra të zhdukur, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur.