Komuniteti shkollor në Malishevë i shqetësuar për mungesën e librave shkollorë

komuna

Të thirrur nga Drejtoria e Arsimit në Malishevë, dje është mbajtur mbledhja me Aktivin e Drejtorëve.

Drejtori Avdi Morina para Aktivit të Drejtorëve pasqyroj angazhimet e Drejtorisë së Arsimit për ditët e para të punës së procesit edukativo arsimor.

Nga të pranishmit u diskutuan kërkesa  të cilat menaxhmenti shkollor kërkon,  të i realizoj për të plotësuar nevojat e shkollave dhe komunitetit shkollor.

Një nga kërkestat që drejtorët e shkollave e paraqitën ishte shqetësimi rreth furnizimit të vonuar me libra për nxënësit në komunën e Malishevës . Pra kanë  kaluar më shumë se dy javë dhe ende nuk janë kryer furnizimet me libra falas për nxënësit e komunës së Malishevës.

Nga të pranishmit u diskutuan edhe aspekte të tjera të zhvillimeve edukativo arsimore në komunën e Malishevës.