Komiteti për Komunitete, viziton familjet e minoriteteve në Banjë, Malishevë dhe Kijevë

Komiteti për Komunitete, pasi mbaroi mbledhjen e tretë të rregullt, vizitoi  tri lokalitetet, ku jetojnë komunitetet minoritare, në  Banjë, Malishevë dhe Kijevë, me qëllim që  të njihen nga afër me gjendjen social- ekonomike dhe me  kërkesat e tyre.

Mirpo disa ditë më pare Komuna e Malishevës, kishte filluar me realizimin e projektit për  ndërtimin e shtëpive dhe përfituese e këtij projekti, ishte familja e Rrahman Kovaçit e  cila jeton në fshatin Banjë,  në kushte jo të mira të banimit.

Shtëpia  e cila  tashmë u ndërtua, sot u vizitua edhe nga anëtarët e Komitetit për komunitete  si  trup e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku u ndanë të kënaqur me punët e deri tashme të kryera dhe ato që do të pasojnë në vazhdim  për këtë shtëpi të kësaj familje nga Banja, e cila i takon komunitetit RAE, që jetonë në Komunën e Malishevës.

Anëtarët e komitetit për Komunitete, vizitën e vazhduan edhe në Malishevë e kijevë, për të parë dhe njoftohen me gjendjen reale dhe kërkesat e banorëve  të komuniteteve minoritare në  lokalitetet  ku jetojnë, në Malishevë e Kijevë.