Shqipëria e rekordeve, e 22-ta në botë, e 15-ta në Evropë

kombetarjaKombëtarja shqiptare nën drejtimin e Gianni De Biasit ka arritur edhe një super rekord në histori të saj.

Shqipëria arrin plus 14 vende nga muaji i kaluar dhe tashmë është e 22-ta në botë, ndërsa besoni apo jo e 15-ta në Europë,

Gjenerata e lojtarëve kuqezi të këytre dy cikleve kualifikuese kanë përjetuar deri më tani sukseset më të mëdha të një Shqipërie të gjithëmbarshme dhe pritet me shumë shpresë që të kurorëzojnë atë edhe me pjesëmarrje në Europianin e radhës,

FIFA sot ka zyrtarizuar renditjen e saj për muajin gusht ku e ka ngritur Shqipërinë pas Vendimit të CAS-it me fitoren 3-0 ndaj Serbisë në pozitën e 22-të në botë, ndërsa Shqipëria është e 15-ta në Europë transmeton borozani.com.

Shqipëria me këtë rënditje ka lënë pas kombëtare të njohura në futboll si Francën, Danimarkën Bosnje&Hercegovinën etj.

 

alb-fifa