Komandanti i KFOR-it i Brigadës së Jugut vizitoi Malishevën

Mustafa Tavazar, komandantin e KFOR-it, brigada e jugut dhe komandant i kontingjentit turk të KFOR-it, ka qëndruar sot në Malishevë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Atë e ka pritur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj a ata biseduan për bashkëpunimin mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Begaj dhe koloneli Tavazar, u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.