Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
‘Komandantët’ nisin punët për themelimin e Asociacionit, këta janë hapat e parë – Malisheva Press

‘Komandantët’ nisin punët për themelimin e Asociacionit, këta janë hapat e parë

Ashtu siç ka paralajmëruar gazeta të dielën, në fillim të javës kanë nisur angazhimet e institucioneve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas darkës së fundjavës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiq, presidenti Thaçi ka ftuar të hënën në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryeministrin e Qeverisë, Ramush Haradinaj, për t’i dakorduar veprimet rreth Asociacionit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas komunikatës së Presidencës, në këtë takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin është thënë se do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.

“Në takim u konkludua për ta krijuar një grup punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me ekipin menaxhues dhe me misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës”.

Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Thaçi, ka thënë një ditë më herët që ekipi menaxhues do të funksionalizohet dhe atij do t’i bashkëngjiten edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të ndihmojnë në hartimin e draft-statutit. Por Avni Arifi, kryesues i ekipit negociator nga Qeveria, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të krijohet ekip i ri menaxhues për draftimin e statutit. Vendimi i presidentit Thaçi për Asociacionin vjen pas takimit të premten e kaluar në Bruksel me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq.