Komandant Malisheva nuk tentoi të vetëvritej

Muhamet_krasniqiVëllai i Muhamet Krasniqit-Komandant Malishevës, Albani, e ka quajtur fabrikim lajmin për tentimvrasjen e vëllait të tij në burg. Lajmin e kanë demantuar edhe autoritet e burgut të Prilepit, ku po mbahet i burgosur Komandant Malisheva.

Pas qarkullimit të lajmit se njëri nga protagonistët e grupit të Kumnovës, Komandat Malisheva ka tentuar të vetëvritet në burg, i menjëhershëm ka qenë reagim i familjarëve të tij. Konkretisht, vëllai i tij, ka reaguar në FB duke e quajtur këtë lajm fabrikim të maqedonasve.

“Derisa mbrëmë ata kishin ndërsyer falangat e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, sot fabrikojnë lajme për tentim vetëvrasje të burgosurve të betejës së Kumanovës”, ka shkruar Alban krasniqi, vëllai i Komandant Malishvës.

“Nga regjimi shtypës maqedonas nuk pritet më mirë. Derisa mbrëmë ata kishin ndërsyer falangat e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, sot fabrikojnë lajme për tentim vetëvrasje të burgosurve të betejës së Kumanovës. Të vrasin, të helmojnë, të mbajnë gjallë për të të vrarë prapë. Shqiptarët në Maqedoni të mos shohin ëndrra për jetë më të mirë dhe të drejta për pa u organizuar politikisht dhe pa vepruar ashpër si tërësi kundër shtypjes së përditshme të shtetit artificial maqedonas i cili u krijua mbi kurriz dhe shtypje të shqiptarëve” (sic.), ka shkruar Alban Krasniqi.

Sapo është paraqitur informacioni për tentimin për vetëvrasje të Muhamet Krasniqit-Komandant Malishevës, avokati Naser Raufi ka kontaktuar me autoritetet e burgut në Prilep.

“Bisedova dhe më thanë se Malisheva nuk ka bë kurrfarë tentimi për vetëvrasje. Nuk e di sa mund të ju besohet, por ashtu më thanë. Unë nesër që në mëngjes do të shkoj në burgun e Prilepit që të njoftohem drejtpërdrejte për gjendjen e tij”, tha për “Lajm” avokati Raufi.

Më herë u paraqit një informacioni sipas të cilit Malisheva ka tentuar të vetëvritet duke pi acid sulfurik. /Telegrafi/