Koalicioni PDK-AAK-Nisma mban tubime në Banjë dhe Bellanicë

Nisma për Kosovën e cila tashmë është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në ka mbajtur mbrëmë tubim me banorët e fshatrave Banjë dhe Bellanicë.

Në këto tubime kanë folur kandidatët për deputet vetëm nga Nisma Haxhi Shala dhe Fatmir Limaj derisa nuk është parë prezenca e kandidatit tjetër nga ky koalicion Isni Kilaj.