Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KMDLNj: Sa ka kuptim vazhdimi i dialogut kur nuk zbatohen marrëveshjet?! – Malisheva Press

KMDLNj: Sa ka kuptim vazhdimi i dialogut kur nuk zbatohen marrëveshjet?!

kmdlnjEdhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas kumtimit të lajmit se Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s i ka thënë “JO” anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci.

Megjithatë, sipas KMDLNj-së, do të ishte e pamoralshme dhe e papranueshme që ky dështim të (keq)përdoret për përfitime politike nga një palë ose tjera aq më parë që të gjithë janë humbës pas këtij votimi.

Ja reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO në Konferencën e Përgjithshme, për anëtarësim kanë votuar 92 shtete, 50 kanë qenë kundër dhe 29 kanë abstenuar që nënkupton se kanë munguar edhe 3 vota për (95 vota) që Kosova t’i plotësojë kushtet për anëtarësim.

Dështimi për anëtarësim specifikisht mund t’i adresohet Serbisë dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që ka lobuar dhe votuar kundër anëtarësimit sikur që edhe ekipi nga Kosova nuk ka pasur kapacitet të mjaftueshëm për t’i bindur shtetet e tjera të votojnë për anëtarësim.

Në këtë situatë në Kosovë mund të pritet një ashpërsim i raporteve pozitë-opozitë; e para mund ta akuzojë padrejtësisht opozitën se me veprimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ka ndikuar që të refuzohet pranimi i Kosovës në UNESCO sikur që edhe opozita mund ta akuzojë pozitën, gjithashtu padrejtësisht se për shkak të dështimit të Qeverisë, Kosova nuk është pranuar në UNESCO.

Do të ishte e pamoralshme dhe e papranueshme që ky dështim të (keq)përdoret për përfitime politike nga një palë ose tjera aq më parë që të gjithë janë humbës pas këtij votimi.

KMDLNj e përkujton rolin destruktiv të Serbisë dhe lobimin e saj për ta penguar pranimin e Kosovës në UNESCO përkundër faktit se në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi, me lehtësimin e BE dhe SHBA-ve sikur edhe me marrjen e detyrimeve midis palëve nënshkruese se nuk do ta pengojnë njëra – tjetrën në proceset e integrimeve rajonale dhe mekanizmave ndërkombëtarë (në rastin konkret në UNESCO) bashkësia ndërkombëtare (BE dhe SHBA) nuk kanë bërë trysni te Serbia të mos e pengojë rrugëtimin e Kosovës drejt proceseve integruese ndërkaq që zbatimin e marrëveshjeve e kërkojnë në mënyrë të njëanshme vetëm nga Kosova.

Prandaj, ç’kuptim ka zotimi i Kosovës se do t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel në rast se ato sabotohen dhe nuk zbatohen nga Serbia?!Qeveria e Kosovës duhet; ose të tërhiqet nga bisedimet e mëtutjeshme me Serbinë ose duhet t’i përgjigjet në mënyrë reciproke Serbisë duke i zbatuar 100% ato mazrrëveshje që zbatohen 100% edhe nga Serbia. Ndryshe, do të bëhemi karikaturë e shtetit dhe askush nuk do të na trajtojë seriozisht. Është i palogjikshëm fakti se për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO nuk kanë votuar as ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pas këtij debakli duhet me urgjencë të rishqyrtohet strategjia shtetërore e lobimit e cila duket se ka dalë inferiore përballë Serbisë përkundër faktit se e vërteta ishte në anën e Kosovës.