Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KMDLNJ: Dënimi i pjesëtarëve të ROSU-s, politik dhe i kushtëzuar nga Serbia – Malisheva Press

KMDLNJ: Dënimi i pjesëtarëve të ROSU-s, politik dhe i kushtëzuar nga Serbia

Policia“Shqiptimi i dënimit të policëve të ROSU për shkak të siç, thuhet keqtrajtimeve të truprojave të Aleksandër Vulinit gjatë vizitës së tij ilegale në Kosovë ishte i ndikuar politikisht”, vlerëson Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, transmeton TV ARTA.

“Tërë këtij procesi i paraprinë një reagim nga autoritetet më të larta të Serbisë dhe te ndërkombëtarëve që kërkonin përgjegjësi për policët e njësisë ROSU. Ndikimi politik apo kushtëzimi politik i Serbisë ishte përcaktues që këta policë të mbesin edhe pa përkrahjen e eprorëve të tyre dhe faktorit politik pas së cilës, fillimisht u suspenduan nga puna, ndaj tyre filluan hetimet, u ngritë aktakuza dhe në fund nga një Gjykatë u dënuan me burg efektiv dhe masa tjera”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së, transmeton Koha.net .

“I tërë procesi kishte ndërhyrje politike, ndikime politike dhe rrjedhimisht edhe vendimi i gjyqit është vendim politik”, konsideron KMDLNJ-ja.

Ky këshill shpreson se instanca më e lartë gjyqësore do ta rrëzojë këtë vendim të padrejtë dhe aktgjykim politik.