Klubi i Notit “Besa” organizon garë memoriale në not

foto 5

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë, Klubi i Notit “Besa” dhe Federata e Notit e Kosovës, organizojnë garën memoriale në not “Esmir Shala”, për nderë të Esmir Shalës, ish-notues i Klubit të Notit “Besa“ dhe ish-reprezentues i Kosovës. Gara do të mbahet më 28.7.2016, duke filluar nga ora 10:00, në pishinat e Banjës. Përveç garës memoriale, një garë do ta mbajnë edhe veteranët e notit.

Në këtë garë tashmë tradicionale, do të marrin pjesë notarë nga të gjitha klubet e notit në Kosovë.