Klubi i notit “Besa” nga Banja i suksesshëm në garën memoriale e cila u mbajt sot (Foto)

Foto 1

Sot në pishinat e Banjës së Malishevës, organizuar nga KN “Besa”, Federata e Notit e Kosovës dhe Komuna e Malishevës, është mbajtur gara memoriale në not “Esmir Shala”, edicioni i dytë, ndërsa këtë garë e fituan klubet e notit “Besa”-Banjë, meshkujt  dhe “Zenit”- Prishtinë,  femrat. Në këtë garë, morën pjesë mbi 200 notues nga dhjetë klube të notit nga Kosova, pastaj veteran të notit dhe një garues nga Banja, që është notar në Austri.

Në këtë garë ku morën pjesë një numër i madh i garuesve, në të gjitha disiplinat, në të gjitha kategoritë për meshkuj dhe femra, ishin shumë interesante. Garë e fortë është zhvilluar në çdo disiplinë, ndërsa më interesante ishin garat e stafetave dhe garat për veteran. Në konkurrencën e veteranëve, u bë një prezantim i veçantë për veteranin e notit, nëntë herë kampionit të Kosovës në not, Blerim Shala, i cili, siç u tha nga prezantuesi i Federatës së Notit të Kosovës, do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Botëror 2017, në Hungari, në kategorinë e veteranëve, në stilin bretkosë.  Po ashtu, shumë interesante dhe atraktive, ishte edhe pjesëmarrja në këtë garë e notuesit Florian Shurdhaj, i cili garon në Austri dhe është i pozicionuar në vendin e katërt në këtë vend, në bazë të rezultateve të përgjithshme.

Në këtë garë memoriale, e cila është zyrtare në kalendarin e garave të Federatës së Notit të Kosovës, konkurrenca është ekipore, ku në bazë të rezultateve të përgjithshme, tek meshkujt, vendin e parë e zuri KN “Besa”-Banjë me 338 pikë, vendin e dytë e zuri KN “Termopan” me 101 pikë dhe vendin e tretë KN “Orllani” me gjithsejtë 96 pikë të grumbulluara në të gjitha garat. Kurse në konkurrencën e femrave, vendin e parë e zuri KN “Zenit” me gjithsejtë 115 pikë të grumbulluara, të dytin KN “Prishtina” me 99 pikë dhe të tretin KN “Mitrovica” me 38 pikë.

Për veteran, në krol, vendin e parë e zuri Ilir Gllareva, të dytin Fazli Shurdhaj dhe të tretin Nuhi Buzhala, ndërsa në stilin bretkosë, vendin e parë e zuri nëntë herë kampioni i Kosovës, Blerim Shala.

Në fund ju kanë ndarë medalje, të gjithë notarëve fitues në secilin kategori dhe në secilën disiplinë, ndërsa ekipet në konkurrencën e përgjithshme, ju dhanë kupa, dhe garat i ka përmbyllur drejtoresha për kulturë, rini dhe sport në Malishevë, Blerta Krasniqi, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe për organizimin e kësaj gare.

foto 3foto 4

foto 2